LAJMI I FUNDIT:

KEK-ut borxh edhe objektet fetare

KEK-ut borxh edhe objektet fetare

Në listën e gjatë të borxhlinjve të Korporatës Energjetike të Kosovës janë edhe objektet fetare.

Por kësaj liste, nga objektet fetare të tri religjioneve, i prijnë xhamitë. Pavarësisht faktit që ato janë objekte fetare, zyrtarët e KEK-ut thonë se borxhet duhet t’i paguajnë.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala, thotë se borxhi që kanë objektet fetare në vend, është i një shifre shumë të lartë.

“Borxhi total i objekteve fetare shkon deri rreth 410 mijë euro. Mbi 95 për qind e tyre janë borxhe të xhamive (pjesë e BIK-ut)”, thotë Buzhala.


Lidhur me borxhin që kanë xhamitë, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora thotë se nuk është i informuar për këtë çështje.

Sipas tij, Korporata Energjetike e Kosovës nuk iu ka dërguar ndonjë shkresë me të cilën do t’i njoftonte. /Express/Telegrafi/