LAJMI I FUNDIT:

Kek-u shtyn festën e Trepçës

Kek-u shtyn festën e Trepçës

Trepça ka lëshuar nga dora mundësinë e artë për t’u shpallur kampion i Kosovës, një javë pa përfunduar Reiffesin Superliga e Kosovës në futboll, pasi që u mposht nga KEK-u në Kastriot.

Golin e fitores për elektricistët e shënoi Arsim Plepolli (90’), nga gjuajtja e lirë, për të ndezur atmosferën edhe ashtu në nivel në stadiumin Agron Rama.

Me këtë fitore, KEK-u mban veten në garë për titull, së paku matematikisht, pasi që është vështirë e mundshme që në javën e fundit KEK-u të shënojë fitore ndaj Prishtinës dhe Trepça të pësojë humbje para tifozëve Torcida, ndaj Besës.

Rezultatet komplete të javës së 32-të:


KEK-u – Trepça 1:0
Hysi – Prishtina 1:2
Flamurtari – Kosova 4:2
Besa – Ferizaj 3:0
Gjilani – Vëllaznimi 0:1
Liria – Drenica 0:1

Tabela

1.TREPÇA 56
2. KEK-u 53
3. PRISHTINA 52
4. BESA 51
5. HYSI 47
6. FLAMURTARI 47
7. DRENICA 46
8. LIRIA 44
9. FERIZAJ 39
10.VËLLAZNIMI 39
11.KOSOVA 31
12.GJILANI 25

/Telegrafi/