LAJMI I FUNDIT:

KEK-u se di sa ka fituar më 2010

KEK-u se di sa ka fituar më 2010

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sipas zyrtareve të saj, ka pasur suksese në inkasim dhe në faturim të energjisë elektrike, por pavarësisht kësaj ata nuk e dinë se sa ka fituar KEK-u gjatë vitit 2010.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka bërë të ditur për Telegrafi.com se shumë shpejt do të bëhet llogaritja e bilanceve për vitin 2010. “Të hyrat e përgjithshëme gjatë vitit 2010 janë 190 milionë euro. Ende nuk dihen sa janë fitimet por, bilanci do të bëhet shumë shpejt deri sa të përmbyllen të gjitha llogarit”, tha Buzhala.

Përderisa KEK-u se di sa ka fituar, Korporata Elektro Energjetike Shqiptare (KESH) ka bërë llogaritë. Sipas zyrtarëve të saj, fitimet gjatë vitit që lamë pas janë 120 milionë euro.

Ëngjëll Zeqo, drejtori i përgjithshëm i KESH-it tha se këto fitime janë për shkak të prodhimit të bollshëm të energjisë elektrike nga hidrocentralet. Sipas tij, KESH-i gjatë 2010 ka mundur të shlyejë dhjetëra milionë euro detyrime, si dhe të realizojë fitime.


"Gjatë vitit 2010 KESH-i ka arritur të ardhura gati 200 milionë euro me një fitim total rreth 120 milionë euro", bëri të ditur Zeqo.

KEK-u vetëm gjatë vitit të kaluar ka marrë në formë të subvencioneve nga buxheti i shteti 124 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori