LAJMI I FUNDIT:

KEK-u nisi mbjelljen e fidanëve

KEK-u nisi mbjelljen e fidanëve

KEK së bashku me Bankën Botërore, Qeverinë e Holandës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Kastriotit ka nisur të enjten mbjelljen e fidanëve në deponinë e djerrinës “ Kalaja”.

“Ky është hapi i dytë i projekteve ambientale të KEK-ut, por nuk do të ndalemi. Mision i korporatës së bashku me donatorët është t’i gjelbërojmë të gjitha hapësirat e ekspolatuara”, tha Edmond Nulleshi, Drejtor Ekzekutiv i Serviseve në KEK.

Gjatë këtij viti do të mbillen 26 mijë fidanë në një hapësirë prej 20 hektarëve, e cila tashmë është e përgatitur.

Ministri nw dorëheqje i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Yagcilar tha se ky është një projekt i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme.


Pos investimeve vetanake, projektet ambientale të korporatës janë ndihmuar me donacione edhe nga Banka Botërore dhe Qeveria e Holandës.

”Ky është në mesin e projekteve më të mira të portfolios sonë. Ne si bankë jemi të kyçur në shumë projekte me anë të konsultave dhe strategjive, por ky projekt është unik pasi rezultatet shihen dhe janë të prekshme”, tha Laura Kullenberg, zëvendësdrejtoreshë e Bankës Botërore për Kosovë.

Mjaft i kënaqur me projektin është shprehur edhe donatori tjetër, Qeveria e Holandës. “ Ky është një projekt i planifikuar, implementuar dhe kontrolluar siç duhet me raportim të shkëlqyeshëm. Unë mund të them vetëm se ne si donator jemi krenar me të”, tha Crel Brands, zëvëndësambasdor i Holandës në Kosovë.

Mbjellja e fidanëve në Deponinë e Djerrinës “Kalaja” është hapi i parë i përkujdesjes ambientale për katër deponi të tilla që ka KEK-u. Gjatë 2011 e 2012 planifikohen të mbillen edhe rreth 300,000 fidanë të tjera. /Telegrafi/