LAJMI I FUNDIT:

KEK-u në vend të hirit fidanë

KEK-u në vend të hirit fidanë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot do të fillojë mbjellja e fidanëve në Deponinë e Djerrinës “Kalaja”, i cili është hapi i parë i përkujdesjes ambientale për katër deponi të tilla që ka KEK-u. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie në këtë sezon të vjeshtës planifikohet mbjellja e 26 mijë fidanë në rreth 20 hektarë tashmë të përgatitur.

Mbjellja e fidanëve tjera në deponitë tjera si: deponia “Lugu i Thellë”, “Vasileva dhe “Deponia jugore” do të vazhdojë gjatë 2011 e 2012 ku planifikohen edhe rreth 300 mijë fidanë të tjera.

Mbjellja e fidanëve tregon përkushtimin e KEK-ut ndaj ambientit, dhe intensifikimin e projekteve ambientale të nisur para një viti me projektin për pastrimin e deponisë së hirit. /Telegrafi/