LAJMI I FUNDIT:

KEK-u, në këtë javë shkyçen 12 trafo

KEK-u, në këtë javë  shkyçen 12 trafo

Në një njoftim të Korporatës Enerkjetike të Kosovës, drejtuar zyrtarëve të Kuvendit Komunal të Drenasit, thuhet se nga kjo javë do të fillojë aksioni tjetër i shkyçjes kolektive të 12 trafove elektrike nga rrjeti i energjisë.

Në njoftimin e KEK-ut, kërkohet nga KK-ja që t’i njoftojnë banorët e Drenasit për këtë veprim. Nga ana tjetër, më shkyçjen e trafove do të mbesin në terr pjesa më e madhe e banorëve të kësaj ane.

Pas këtij njoftimi, zyrtarët komunal kanë mbledhur administratorë të fshatrave për t’i kumtuar lajmin e KEK-ut. Ata janë kërcënuar se nëse edhe një herë KEK-u ndërmerr aksionin e shkyçjes kolektive, do të marrin masa radikale ndaj kësaj korporate.

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Sherif Krasniqi, ka kërkuar nga ta që t’i njoftojnë të gjithë banorët që të paguajnë faturat e fundit. Administratorët janë ankuar se shumica paguajnë energjinë elektrike, por që furnizimi me energji elektrike nuk është i kënaqshëm si dhe sipas tyre KEK-u nuk ka bërë asnjë investim në përmirësimin e energjisë elektrike. Binak Bardhi, administrator nga fshati Gradicë, ka thënë se në fshatin e tij energjia elektrike është tejet e dobët dhe asnjëherë KEK-u nuk ka bërë investime në këtë fshat.


Ai ka thënë se fshati paguan 70 për qind energjinë elektrike, porse ajo është mjaft e dobët. “Tensioni i lartë është i dëmtuar dhe rrezikon edhe kalimtarët, kemi energjinë elektrike të dobët, nuk i çon as pajisjet që harxhojnë më së paku energji”, ka thënë Bardhi.

Selim Xhekaj nga fshati Tërdec, po ashtu është ankuar së në fshatin e tij nuk është bërë asnjë investim nga ana e KEK-ut.

“Kërkesa për ndërtimin e një trafo është që 5 vite, ndërsa ne ende kemi drita që i përngjajnë një llambë të dobët. Kjo bën që banorët të hezitojnë ta paguajnë kur nuk kanë se çfarë të paguajnë”, ka thënë Xhekaj. Ky i fundit ka paralajmëruar se një vendim i KEK-ut, qytetarët e Drenasit do t’i shtyjë të dalin edhe në protesta që pritet të jenë shumë më radikale se ato të nëntorit të vitit 2009.

Edhe administratori i fshatit Bytyç, Bejzë Bytyçi ka thënë se fshati i tij e paguan thuajse më rregull energjinë. Ai nuk pajtohet me vendimin e KEK-ut që të bëjë shkyçje kolektive.

Administratorët janë ankuar ndaj KEK-ut se po gjen forma të presionit ndaj konsumatorëve, mirëpo nuk po gjen mënyrën për t’ua përmirësuar atyre furnizimin e rregullt. Nga ky takim është bërë i ditur se 50 për qind e fshatrave të Komunës së Drenasit e kanë energjinë elektrike të dobët dhe se linjat e shpërndarjes nuk janë rregulluar që nga paslufta.

Korporata Energjetike e Kosovës në nëntorin e vitit 2009 kishte marrë aksion të shkyçjes nga rrjeti elektrik të 45 trafove në fshatra duke lënë mbi 70 për qind të fshatrave të Drenasit në terr për më shumë se një javë.

Kjo kishte revoltuar qytetarët, të cilët për disa ditë patën bllokuar magjistralen Prishtinë – Pejë. Ata u patën kërcënuar se nëse një gjë e tillë përsëritet do ta ndalin eksportin dhe importin me Malin e Zi, meqë shtyllat e furnizimit kalojnë nëpër territor të Drenasit. Po ashtu në objektiv të tyre ishte edhe ndërprerja e rrymës për ‘Ferronikelin’.

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori