LAJMI I FUNDIT:

KEK-u fitoi 10 milionë euro

KEK-u fitoi 10 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka realizuar të hyra gjatë vitit 2010 në vlerë prej rreth 200 milionë euro. Sipas, zyrtarëve të KEK-ut, ata kanë fituar rreth 10 milionë euro gjatë një viti.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Viktor Buzhala, tha se të hyrat e KEK-ut, gjatë vitit që lamë pas kanë qenë 193 milionë euro.

“Fitimi bruto sillet në rreth 10 milionë euro, por nuk mund të jap një shifër definitive pasi ende nuk ka përfunduar auditimi i pasqyrave financiare që nënkupton edhe finalizimin e tyre”, tha Buzhala për Telegrafi.

Ai ka treguar se inkasimi ka shënuar rritje për 18 milionë euro, apo