Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ballafaqohet me mungesë të energjisë, pavarësisht faktit se në këtë sektor janë bërë shumë investime të huaja dhe vendore. Sipas njohësve të kësaj fushe, në 11 vjetët e fundit, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro, kryesisht për riparime të termocentraleve dhe import të rrymës.
KEK-u, siç duket, nuk mund të mbijetojë pa investime dhe reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike. Për të përmirësuar gjendjen, në 11 vjetët e fundit, janë investuar qindra miliona euro. Megjithatë, reduktimet vazhdojnë ende.
Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK, thotë se kompania operon me një teknologji prodhuese të stërvjetruar, e cila, sipas tij, nuk arrin të prodhojë energji të mjaftueshme për të gjithë konsumatorët. “Pra, kapacitetet prodhuese janë më të ulëta sesa kërkesat për energji elektrike. Kjo shkakton edhe mungesa direkt. Ne po mbulojmë një pjesë nga importi, mirëpo për pjesën tjetër nuk mundemi”, thotë Buzhala për Radion Evropa e Lirë.
Ky problem nuk i arsyeton investimet enorme në këtë kompani, thotë ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku. Që nga përfundimi i luftës, sipas tij, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro. Investimet e bëra në KEK janë nga donatorët ndërkombëtarë dhe buxheti i Kosovës.”Të gjitha këto investime që janë bërë, nuk kanë arritur të japin atë që është pritur – stabilizimi i situatës energjetike. Me arnime, me investime ‘ad hok’ nuk mund të zgjidhet problemi”, thotë Çeku.
Anëtarja e Komisionit për Tregti dhe Energjetikë në Kuvendin e Kosovës, Myzejene Selmani, pranon se riparimet e bëra në termocentralet aktuale nuk mund të sjellin përmirësim të furnizimit me energji elektrike.”Kjo është nga mosdija e njerëzve, të cilët kanë qeverisur me vendin. Tashmë është momenti i fundit që kjo qeveri të startojë menjëherë me projektin ‘Kosova e Re’ dhe paraja e qytetarit të dihet kah shkon”, shprehet Selmani.
Zyrtarë të qeverisë kanë planifikuar që deri në fund të vitit 2012 të përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri për projektin “Kosova e Re”, ndërsa në 2017-ën ky termocentral të fillojë me prodhimin e energjisë.
Mungesat aktuale të energjisë elektrike, Viktor Buzhala i arsyeton me riparimet që po bëhen në disa blloqe. “Kemi problem me prodhim të energjisë elektrike. Aktualisht janë dy blloqe në sistem – është njësia B1 dhe njësia A4 që prodhojnë 400 megavate orë energji elektrike”, thotë ai.
Reduktimet janë duke u realizuar sipas planit ABC. Kategoria C, në të cilën llogariten konsumatorët që më së paku i paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar, ballafaqohet me reduktime 2 me 4 në favor të territ. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj