LAJMI I FUNDIT:

KEK-u blen rrymë edhe këtë vit

KEK-u blen rrymë edhe këtë vit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) edhe gjatë këtij viti, do të blejë energji elektriket për ta mbajtur furnizimin sa më stabil me rrymë. Blerja e rrymës është për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të KEK-ut, prandaj nevojë e menjëhershme është ngritja e kapaciteteve të reja energjetike. Ekspertë të kësaj fushe thonë se mungesa e efikasitetit në KEK po rezulton me blerjen e energjisë elektrike.

Korporata Energjetike e Kosovës do të shpenzojë pra edhe gjatë këtij viti për të blertë energji elektrike. Kjo për shkak të mungesës prodhimit të energjisë në blloqet e KEK-ut.

Zëdhënësi Viktor Buzhala tha për Telegrafi, se sipas “Bilancit Energjetik për vitin 2011” KEK-u planifikon importin e energjisë elektrike ne vlere rreth 893 gigavatë orë energji elektrike. Një pjese nga kjo energji, sipas Buzhalës, planifikohet të sigurohet përmes shkëmbimit kurse pjesa më e madhe përmes kontratave për blerje.

“Çmimi për megavat orë energji elektrike si dhe kompanitë do të dihen pas vlerësimit të ofertave të pranuara në tenderin për import të energjisë elektrike. Çmimet dy vitet e fundit kane patur tendence rënie. Çmimi mesatar i blerjes për vitin 2010 ka qenë është 57.94 euro për megavat“, tha Zëdhënësi Buzhala.


Drejtori ekzekutiv i instituti Riinvest Lumir Abdixhiku, beson se mungesa e efiçencës në KEK ka rezultuar në vazhdimësi drejt kostove të blerjes së energjisë elektrike.

“Kosovarët duhet të kuptojnë se KEK-u nuk është ndërmarrje profitabile në statusin e saj të tanishëm prandaj privatizimi i saj do të nxiste një menaxhim më të mirë, një prodhim me efikas dhe një inkasim larg më të lartë”, theksoi Abdixhiku. /Telegrafi/