LAJMI I FUNDIT:

KEK-u 30 mijë shkyçje në muaj

KEK-u 30 mijë shkyçje në muaj

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), do të vazhdojë në tërë Kosovën shkyçjen e Konsumatorëve në tërë vendin. Cak i korporatës të enjten në Prishtinë do të jenë shkyçjet e konsumatorëve të cilët nuk i paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar.

Sipas, zyrtarëve të KEK-ut, në muaj bëhen 30 mijë shkyçje, e në Prishtinë do të bëhen shkyçjet e konsumatorëve me borxhe të mëdha në tërë qytetin.

Ata kanë thënë se në këtë aksion janë të gatshme nëse shihet e nevojshme edhe organet e rendit.

“KEK-u javëve të fundit ka intensifikuar aksionet për shkyçje, duke mos amnistuar askënd. Fokusi është tek borxhet e mëdha, por subjekt i shkyçjeve janë të gjithë konsumatorët, përpos atyre që kanë faturën e fundit pa paguar”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Telegrafi/