LAJMI I FUNDIT:

KEK kërkon shtrenjtime të energjisë

KEK kërkon shtrenjtime të energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës ka dorëzuar aplikacionet finale për tarifat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 prill, sipas agjendës të përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Të hënën pasdite, aplikacioni i KEK ut ka mbërritur në zyrën e Rregullatorit. Zyrtaret e KEK ut nuk kanë qenë në gjendje të japin detaje të aplikacionit të tyre për shkak të vonesave që janë bërë deri në dorëzimin e aplikacionit në ZRRE. Megjithatë, burimet e gazetës brenda Korporatës Energjetike, kanë bërë të ditur se kjo korporatë ka kërkuar që energjia elektrike të shtrenjtohet mbi 10 për qind. Deri më 25 shkurt, ZRrE ja do t’i bëjë një vlerësim aplikacioneve të KEK ut dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Nga kjo datë (25 shkurt) deri me 5 mars, për një periudhë prej 10 ditëve palët e interesit do të kenë mundësi t’i bëjnë komentet e tyre, pas të së cilave ZRrE ja do të marrë vendimin përfundimtar. Tarifat e reja me pakicë të energjisë elektrike llogariten në bazë të shqyrtimit të kërkesës së KEK ut dhe të KOSTT it dhe bazohen në të hyrat e lejuara për këto dy ndërmarrje për vitin 2010.

Ky është shqyrtimi i katërt i tarifave të energjisë elektrike nga ana e ZRrE së. Në një letër që Kryesuesi i Bordit të ZRrE së, Ali Hamiti, i ka dërguar palëve thuhet se vendimi final për tarifat e reja do të merret më 15 mars, ndërsa nga data 1 prill do të fillojnë së aplikuari tarifat e reja. Përderisa në vitin 2008 çmimi i energjisë elektrike ishte shtrenjtuar për 5%, në 2009 çmimi ishte rritur mesatarisht për 2.5 për qind. Ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka Pula ka përkrahur idenë që duhet të ketë një ngritje graduale të tarifave të energjisë elektrike./rtklive/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori