LAJMI I FUNDIT:

KEK, inkasim rekord prej 160 mln euro

KEK, inkasim rekord prej 160 mln euro

KEK, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se rekord paraqet edhe muaji dhjetor kur janë inkasuar 18.6 milionë euro, që është shuma më e lartë e mbledhur brenda muajit ndonjëherë në historinë 60 vjeçare të korporatës.

Shuma totale e inkasuar është 160 milionë euro, që sipas tyre, është 20 për qind më e lartë se periudha e njëjtë e një viti më parë kur ishin inkasuar 134.5 milionë euro.

Referuar komunikatës për media të KEK-ut rritjes së inkasimit i ka paraprirë stabilizimi i furnizimit me qymyr, rritja e prodhimit të energjisë elektrike që ka ndikuar direkt edhe në furnizimin me energji elektrike, i cili është më i miri nga paslufta.

“Rregullimi përfundimtar i KEK-ut nënkupton arritjen e inkasimit 100 për qind, eliminimin e humbjeve komerciale dhe shtrirjen e autoritetit të plotë të korporatës në tërë territorin e vendit, që do të arrihet gjatë javëve në vijim”, thuhet më tej në komunikatë.