Riparimi i trafove në Rugovë sjellë energji elektrike më të sigurt dhe më kualitative. Paralelisht më të, KEDS ka bërë edhe pastrimin e mbi 20 kilometrave trase, si dhe do të fillojë edhe me ndërrimin e shtyllave ku është e nevojshme
Selim Dreshaj, dukej më i lumtur këtë fillim-korriku. Teksa sillej përreth restorantit të tij, shikonte plot gëzim ekipet e KEDS-it, teksa po riparonin trafostacionin që furnizon me energji elektrike edhe biznesin e tij.
E gjithë puna zhvillohej në rreth 1,500 metra lartësi mbidetare, përskaj Majës së Gurit të Kuq, e dyta më e larta në vend.
“KEDS po bën një punë të shkëlqyer. Tash edhe biznesi do të ecë më mirë”, thotë Dreshaj, teksa kujdesej edhe për mysafirët që drekonin një kat më lart, kryesisht turistë të jashtëm.
Ai është vetëm një nga 21 trafostacionet e Largpërçuesit të Rugovës, që KEDS i ka riparuar, duke ua ndërruar pjesët e vjetra me të reja, të trashëguara nga koha kur distribucioni ishte aset publik.
“Riparimi i trafove është bërë në mënyrë që konsumatorët të kenë energji elektrike në mënyrë sa më të sigurt”, thotë Namik Bajraktari, koordinator i mirëmbajtjes në Distriktin e Pejës.
Por, kjo nuk është puna e vetme për asetet e shpërndarjes të energjisë elektrike në Rugovë. “Kemi pastruar gjatë muajve të fundit edhe mbi 20 kilometra trase. Tash linjat janë më të sigurta dhe presim shumë më pak prishje”, shton Bajraktari. Më herët linjat kishin probleme të mëdha gjatë kushteve të rënda atmosferike. Por, KEDS nuk do të ndalet me kaq.
Gjatë javëve në vijim do të vazhdohet në Largpërçuesin e Rugovës edhe në ndërrimin e shtyllave elektrike, aty ku është e nevojshme. Kjo po bëhet që furnizimi me energji elektrike të jetë sa më stabil, në një nga zonat turistike më të rëndësishme të vendit.
Të gjitha intervenimet në asetet energjetike të Rugovës janë bërë në kuadër të mirëmbajtjes që bën KEDS anekënd vendit. Nga kjo përkujdesje kanë përfituar jashtëzakonisht shumë konsumatorët, pasi kanë energji elektrike më kualitative dhe prishje më të pakta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh