LAJMI I FUNDIT:

KE shtatë milionë euro për zhvillimin ekonomik rajonal

KE shtatë milionë euro për zhvillimin ekonomik rajonal

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka dhënë grantet e para të BE-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal (EURED) me të cilat adresohen zhvillimi ekonomik dhe pajtimi në Kosovë

Përkrahja e gjithëmbarshme për këto projekte është më shumë se shtatë milionë euro, ndërsa zbatimi i tyre do të bëhet nga komunat dhe organizatat joqeveritare.

Shumica e veprimeve janë të përqendruara në zhvillimin e turizmit, përforcimin e agrobiznesit, përkrahjen për ndërmarrësi dhe krijimin e vendeve të punës. /Telegrafi/