LAJMI I FUNDIT:

KE do t’i ndajë Serbisë ndihmë prej 174 milionë eurove

KE do t’i ndajë Serbisë ndihmë prej 174 milionë eurove

Marrëveshja midis Qeverisë serbe dhe Komisionit Evropian (KE), për marrjen e 174 milionë eurove ndihmë të pakthyeshme ndihmë për Serbinë, do të firmoset sot në Nish.

Marrëveshjen do ta nënshkruan nënkryetari i Qeverisë për integrime evropiane, Bozhidar Djeliq dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezer.

Mjetet kanë të bëjnë me ndihmën gjatë tranzicionit për ndërtimin e institucioneve, për vitin 2010 janë aprovuar 26 projekte, qëndron në kumtesën e Qeverisë së Serbisë.