LAJMI I FUNDIT:

KB, Albert Bunjaku në skuadrën e Zvicrës

KB, Albert Bunjaku në skuadrën e Zvicrës

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, do të duhet t’ia bëjë pa sulmuesin Marco Streller gjatë Botërorit të këtij viti, ndërsa në vend të tij ka ftuar kosovarin Albert Bunjaku.

Sulmuesi i Baselit, Streller, mori një lëndim gjatë stërvitjes me kombëtaren, ndërsa ai do të mungojë për disa javë. Streller mungoi edhe në Euro 2008 edhe në Euro 2004 për shkak të lëndimeve.

Hitzfeld ka reaguar menjëherë, duke e ftuar si zëvendësim të Streller, kosovarin me nënshtetësi zvicerane, Albert Bunjaku, që këtë vit ishte një ndër sulmuesit më të mirë në Bundesliga.

Sulmuesi i Nurnbergut, Bunjaku, ka mposhtur në garë për vendin në përfaqësuese talentin e ri, Nassim Ben Khalifa. /Telegrafi/