LAJMI I FUNDIT:

Katër pasuesit e mundshëm të Fonsecas nëse shkarkohet nga Milani

Katër pasuesit e mundshëm të Fonsecas nëse shkarkohet nga Milani

As një barazim në Derby della Madonnina kundër Interit nuk do të mjaftojë që Paulo Fonseca të shpëtojë vendin e tij të punës, ndërsa si zëvendësues i mundshëm po konsiderohet Igor Tudor, pas tre emrave të mëhershëm të përmendur.

Trajneri i Milanit, Fonseca është nën vëzhgim intensiv në San Siro, pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para në të gjitha garat.

Raporte të shumta thonë se kuqezinjtë do të shkarkojnë portugezin nëse humbasin kundër rivalëve të qytetit Inter të dielën, por sipas raportit të fundit nga Corriere dello Sport, edhe një barazim mund të mos jetë i mjaftueshëm.


Drejtuesit e kuqezinjve dhe këshilltari i RedBird, Zlatan Ibrahimovic janë të pakënaqur me rezultatet dhe paraqitjet nën drejtimin e trajnerit të ri.

Mbrojtja ka qenë veçanërisht zhgënjyese pasi Milani duket edhe më i brishtë se nën drejtimin e Stefano Piolit.

Corriere dello Sport konfirmon se Maurizio Sarri, Edin Terzic dhe Thomas Tuchel po konsiderohen si zëvendësues të mundshëm të Fonsecas, por emri i fundit i shtuar në listën e Milanit është ish- trajneri i Lazio dhe Hellas Verona, Igor Tudor.

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Tudor u largua nga Lazio në qershor dhe aktualisht është pa klub. Sipas Corriere dello Sport, ai është në marrëdhënie të mira me Ibrahimovicin dhe aftësitë e tij menaxheriale ‘tundojnë’ drejtorët kuqezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori