LAJMI I FUNDIT:

Kapitalizmi dhe liria për t’u larguar

Kapitalizmi dhe liria për t’u larguar

Nga: Alberto Mingardi, profesor Historisë së Mendimit Politik në Universitetin IULM të Milanos në Itali / The Wall Street Journal
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Kushdo që këtë verë endet nëpër Italinë Qendrore, mund ta ketë parë në rrugë një reklamë të pazakontë që promovon shërbimet e një “stomatologu sarden në Moldavi”. Italianët duan që dentistët e tyre të jenë italianë, por disave nuk u pëlqen t’i paguajnë çmimet italiane. Taksat e larta dhe rregulloret komplekse e kanë popullarizuar turizmin shëndetësor.


Një aspekt thelbësor i lirisë, mbase i neglizhuar, është zotësia për t’u larguar. Kjo është e vërtetë jo vetëm për ata që ikin nga autokratët, por edhe për njerëzit që kërkojnë të përmirësojnë shumëçka në jetë. Liria për t’u larguar është esenciale për disidentin, por edhe për biznesmenin dhe për kallajxhiun, pa përmendur këtu dentistin.

Jean Baechler, i cili vdiq më 13 gusht në moshën 85-vjeçare, këtë liri e konsideronte si thelbësore për zhvillimin e kapitalizmit. Baechler ishte sociolog dhe historian që shkroi ese për vetëvrasjen, për luftën, për natyrën e pushtetit politik, për rolin e ekspertëve në shoqëri dhe për vlerat demokratike. Ishte person i jashtëzakonshëm: intelektual francez që nuk e përçmonte ekonominë e tregut. E ligjëroi sociologjinë në Sorbonë, ishte anëtar i Akademisë prestigjioze të Shkencave Morale dhe Politike, ndërsa në xhaketën e vet mbante një medalje të Legjionit të Nderit. Kontributi i tij më origjinal dhe më i rëndësishëm ishte libri i vitit 1971, “Origjinat e kapitalizmit”.

Rritja ekonomike, pohoi Baechler, është rezultat i miliona “eksperimenteve” të njerëzve që veprojnë dhe mendojnë krejt ndryshe prej rrymës kryesore. Që rritja të ndodhë, aktet e tilla të inovacionit kryengritës – nëse në mënyrë eksplicite nuk janë të lejueshme – duhet të jenë të pranueshme. Baechler e shihte kapitalizmin si pasardhës të një gjendje të veçantë politike në Evropë. Pavarësisht përpjekjeve të Karlit të Madh, të Karlit V, të Napoleonit dhe të Hitlerit, Evropa nuk u bë kurrë perandori. Homogjeniteti i madh kulturor, i ofruar kryesisht nga krishterimi, nuk arriti ta prodhojë një rend politik mbarëkontinental.

Rivaliteti dhe ambicia i shtyri kombet e Evropës të frenojnë fuqinë e njëri-tjetrit, por, në mënyra të ndryshme edhe t’i përballojnë problemet konkrete. Të dy gjërat shkuan tok së bashku. Pluralizmi politik në formën e shoqërive të shtresuara, të popullsive urbane dhe të një borgjezie në zhvillim që balancoi fuqinë e shtetit modern që nga lindja e vet. Baechler mendonte se rrënjët e kapitalizmit ishin në Mesjetë dhe në qytetërimin tregtar dhe borgjez që u zhvillua në fund të Mesjetës.

Baechler pohoi se demokracia nuk ishte shpikje moderne, porse u rishpik në një institucion tjetër esencial evropian: në qytet, një vend ky për tregti ku lulëzuan kushtet e nevojshme për shkëmbim të lirë dhe të hapur. Brenda mureve të qytetit, kallajxhinjtë dhe avokatët përballeshin me problemet që duhej zgjidhur, pavarësisht betejave në mes të fuqive të mëdha. Zgjidhjet e mundshme u shfaqën dhe u testuan përmes miliona eksperimenteve të përditshme të tregut.

Qeveritë këto ditë zotohen që të bashkohen, jo të konkurrojnë. Mendoni për taksën minimale globale, e konceptuar për të mbytur konkurrencën tatimore në mbarë botën. Bashkimi Evropian më shpesh është një motor për harmonizim sesa për konkurrencë. Në përgjithësi, problemet e mëdha – duke filluar nga ndryshimet klimatike – supozohet se kanë vetëm një zgjidhje. Detyra e institucioneve të mëdha ndërkombëtare është të na shtyjë ta gëlltisim atë zgjidhje.

A duhet të kontrollohen dhe të taksohen stomatologët, në të njëjtën mënyrë kudo? Apo duhet të lejohen sipërmarrësit, sardenë ose të tjerë, të kërkojnë vende më mikpritëse për të vënë në zbatim praktikën e tyre dhe për të ofruar çmime më të mira? Këtu kemi të bëjmë me një çështje fondamentale. Në vend se ta përqafojmë një zgjidhje të vetme, po sikur të lejojmë që të paramendohen dhe të testohen sa më shumë qasje? Një ide modeste kjo, ndoshta, por është ajo që e bëri Perëndimin të pasur. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori