LAJMI I FUNDIT:

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një dyqan

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një dyqan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur cigare të ndryshme dhe para të gatshme nga një market, në të cilën kishte depërtuar duke hapur me forcë dritaren e objektit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujë Krasniqi” ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.