LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Të martën në ora 16:10, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një seance gjyqësore, në parking të veturave ka ardhur deri te përleshja ndërmjet tre të dyshuarve meshkuj.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, thuhet se njësia policore ka arritur të arrestojë dy të dyshuar dhe nga njëri ka konfiskuar një revole me tetë fishekë, ndërsa i dyshuari i tretë gjendet në arrati.

“Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/