LAJMI I FUNDIT:

Kammenos jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek

Kammenos jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek

Pas mbështetjes së iniciativës së opozitës, Demokracisë së Re, për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Greqisë, pas së cilës ai u përjashtua nga partia e tij Grekët e Pavarur, zv. kryetari i Kuvendit grek, Dimitris Kammenos sot dha dorëheqjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas korrespondentit të AIM-ës nga Athina, Kammenos njoftoi kryetarin e Kuvendit grek, Nikos Voutsis për vendimin në një letër që shpjegonte arsyet për dorëheqjen.

“Pas përjashtimit tim nga Grekët e Pavarur me zërin nga zemra që dhashë për çështjen e Maqedonisë dhe bisedat relevante që kishim në periudhën e kaluar, unë ju informoj për vendimin tim për të lehtësuar funksionimin e qetë të Kryesisë së Kuvendit dhe për të përjashtuar mundësinë të parashikuara me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Unë po ju dërgoj dorëheqjen time nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek”, shkruan Dimitris Kammenos në një letër drejtuar Voutsis.


Nën kryetari i ri i Kuvendit grek nga radhët e grekëve të pavarur duhet të zgjidhet të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori