LAJMI I FUNDIT:

Kamenicë, kundershtohet rritja e çmimit të Tatimit mbi Pronë për më shumë se 100 për qind

Kamenicë, kundershtohet rritja e çmimit të Tatimit mbi Pronë për më shumë se 100 për qind

Kamenicasit do të paguajnë rritjen e çmimit të Tatimit mbi Pronë për më shumë se 100 për qind. Legjislativi i kaluar i KK-së në Kamenicë i ngarkon qytetarët me çmime të reja të tatimit mbi pronë.

Kjo ka nxitur reagimin e BL “Qendra” në Kamenicë që të nisë nënshkrimin e peticionit për ta kundërshtuar vendimin e vitit të kaluar të Kuvendit Komunal të Kamenicës, që ishte përkrahur në mënyrë unanime nga delegatët.
Anëtari i BL-së të Qendrës, Ramadan Ajvazi, ka thënë se peticioni deri më tani është nënshkruar nga 400 qytetarë dhe i është dërguar zyrës së kryetarit të Komunës, Shaip Surdulli dhe Kuvendit Komunal, kryetarit, Enver Mavriqit. Sipas Ajvazit, “shtrenjtimi mbi 100 për qind i faturave për banesat është i papranueshëm për banorët”.

Banorët e kësaj pjese të qyetetit këkrojnë kthimin e çmimin të viteve të kaluara. Ajvazi ka thënë se peticioni do t’u ofrohet për nënshkrim edhe qytetarëve të lagjeve tjera për ta kundërshtuar, siç e quajti ai, një vendim të papërgjegjshëm të përfaqësuesve të qytetarëve, në kohën e shtimit të varfërisë e papunësisë.
Ndërkaq, drejtori i Buxhetit dhe Financave, Rabit Halili, ka thënë të jetë kundër një rritjeje kaq të madhe të çmimit të tatimit mbi pronë, por u shpreh se drejtoria që udhëheq ai është e obliguar ta zbatojë vendimin e KK-së të miratuar vititn e kaluar. Ai ka thënë se këtë vendim e ka përkrahur në mënyrë unanime legjislativi i KK-së së kaluar dhe janë të obliguar ta zbatojnë.