LAJMI I FUNDIT:

Kamatat rriten pa u vërejtur

Kamatat rriten pa u vërejtur

Raportet financiare tregojnë për një trend rritës të çmimit të kredisë në Kosovë dhe ulje të asaj në depozita. Vetëm për vitin 2010, kamata në kredi ka arritur në 14.6 për qind, prej 14.4 sa ishte në vitin paraprak. Ky trend rritës vërehet posaçërisht këto tri vitet e fundit. E, norma e interesit në depozita u zvogëlua në 3.7 për qind, nga 4.3 për qind sa ishte.

Përkundër profitit që patën bankat në Kosovë dhe rritjes së depozitave, çmimi i kredisë lëre që nuk po ulet, por është në rritje e sipër. Raportet financiare flasin për një trend rritës të kamatave në kredi. Vërehet një rritje e ngadalshme që për secilën bankë veç e veç nuk dallohet edhe aq.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për vitin 2010, kamata në kredi ka arritur në 14.6 për qind, prej 14.4 sa ishte në vitin paraprak. Ky trend rritës vërehet posaçërisht këto tri vitet e fundit, raporton Express.

E, kur është në pyetje norma e interesit në depozita, bankat u treguan fort të kujdesshme. Ato e zvogëluan në 3.7 për qind nga 4.3 për qind sa ishte më herët.


“Rrjedhimisht, dallimi në mes të normës së interesit në kredi dhe normës në depozita arriti në 10.9 për qind, prej 10.1 për qind sa ishte më 2009”, theksohet në raport. /Telegrafi/