Në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2010, janë shuar afër 1400 biznese, thonë zyrtarë të qeverisë në dorëheqje. Sipas tyre, kamatat e larta për kredi, mbetet arsyeja kryesore e falimentimit të bizneseve. Në anën tjetër ekspertë për çështje ekonomike, nuk pajtohen me arsyen e shuarjes së kompanive.
Afër 1400 biznese kanë falimentuar vetëm gjatë vitit që lamë pas, bëjnë të ditur zyrtarë të qeverisë në dorëheqje. Arsyet, sipas tyre, janë të ndryshme, por në shumë raste, falimentimi ka ndodhur si pasojë e pamundësisë se kthimit të kredisë, për shkak të kamatave të larta të interesit.
Naser Graiçevci, kryeshef i Agjencisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, thotë se kjo agjenci tashmë ka identifikuar faktorët që po ndikojnë në shuarjen e bizneseve. Ai thotë se në mesin e shumë faktorëve të falimentimit të kompanive, paraqitet mungesa e mjeteve financiare dhe ekonomia e paligjshme.
“Ne, aktualisht, jemi duke bërë disa anketime me 800 biznese, por nga këto që rezulton është se bizneset kanë probleme me qasje në financa. Kreditë janë shumë të shtrenjta, periudhat e kthimit janë shumë të hershme dhe normalisht pa një mbështetje pak më substanciale në aspektin financiar bizneset do të kenë probleme”, thotë Graiçevci.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit tregojnë problemet më të cilat ballafaqohen. Betim Humolli, drejtor për zhvillim në ndërmarrjen “Albi Group”, thekson se kamatat e larta të kredive dhe ekonomia joformale mbesin probleme kryesore për kompanitë private në Kosovë.
“Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha”, thekson Humolli.
Por, ekspertë për çështje ekonomike, nuk pajtohen se normat e interesit për kredi janë shkak i falimentimit të bizneseve në Kosovë. Eksperti Ejup Qerimi, tha se puna e kreditimit të biznesit është normale dhe zakonisht kur aplikohet për kredi, merret parasysh edhe kamata dhe ajo hyn në biznes-plan.
Sidoqoftë, zyrtarë qeveritarë kanë konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm për krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset. Në këtë drejtim, është ulur edhe tatimi në fitim nga 20 në 10 për qind.
Megjithatë, ekspertë për çështje ekonomike shprehin shqetësimet e tyre, për faktin se me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë