Kamatat e kredive në sistemin bankar vazhdojnë të vështirësojnë veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, thonë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë për çështje ekonomike. Normat e interesit për kredi, sipas tyre, shkojnë deri në 18 për qind.
Normat e larta të kredive në sistemin bankar në Kosovë po ngufatin zhvillimin e veprimtarive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, në ekonominë e tregut sektori privat është një ndër sektorët kryesorë që ndihmon rritjen e punësimit, përmirëson prodhimtarinë, ndërsa luan një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Por, përveç rritjes së numrit të ndërmarrjeve, ky sektor nuk po arrin të tregojë rezultate të dukshme, thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB). Bizneset në Kosovë janë duke përjetuar çaste të rënda për tejkalimin e krizave, që kanë lidhje me financa. Interesi për kredi shkon deri në 18 për qind. Me këtë interes asnjë biznes në Kosovë nuk mund të jetë konkurrent me produktin dhe shërbimin e vet”, theksoi Shahini.
Sipas statistikave të BQK-së, deri në fund të muajit shkurt të këtij viti, totali i kredive që bizneset kanë në bankat komerciale është 1 miliard e 484 milionë euro.
Normat e interesit për kredi nëpër banka, sipas ekspertëve, sillen deri në 18 për qind. Këto kamata ulin mundësinë e bizneseve për krijimin e vendeve të reja të punës, zgjerimin e kapaciteteve me teknologji të reja, thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
“Po të ishte interesi më i ulët, ashtu siç është në shumë vende për investime kapitale, për investime më afatgjate, mundësia për zhvillimin e biznesit, mundësia për hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe mundësia për rritje ekonomike, do të ishin shumë më të mëdha”, shpreh bindjen Shahini.
Eksperti për çështje ekonomike, Bedri Selmani, thotë se kamatat e kredive janë më të larta se fitimi që realizojnë ndërmarrjet. Për të dalë nga kjo gjendje, Selmani propozon krijimin e një banke kosovare për zhvillim dhe rindërtim.”Kjo do t’i stabilizonte dhe t’iu krijonte mundësi sektorëve të caktuar, që do të kishin përparësinë kryesore në krijimin e mallrave, që do të shërbenin për eksport, pasi problemin kryesor e kemi tek importi dhe krijimi i vendeve të reja të punës”, thotë Selmani.
Ai shton se autoritetet kompetente duhet të gjejnë forma stimuluese për përmirësimin e imazhit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj