LAJMI I FUNDIT:

“Kam një njeri të sëmurë në shtëpi”, Einxhel debaton ashpër me Arjolën brenda BBV

“Kam një njeri të sëmurë në shtëpi”, Einxhel debaton ashpër me Arjolën brenda BBV
Foto: Screenshot/YouTube

Një deklaratë e bërë nga aktorja Arjola Demiri, që u transmetua në spektakël të premten, ka nxitur reagime të shumta te banorët.

Artistja nga Tropoja u shpreh se ka patur një jetë të vështirë dhe se ka hyrë me sakrifica në Big Brother VIP, ndërsa shtonte se të tjerët kanë ardhur për qejf dhe të rrinë si të jenë me pushime.

Megjithatë lidhur me këtë, Einxhel së fundmi u përfshi në një debat me Demirin duke thënë se askush nuk e di se kur preket ajo dhe se nuk do ta kuptojnë asnjëherë.


Foto: Screenshot/YouTube

“Se di fare ti sa prekem unë, sa e kam sedrën e prekjes unë ti se di fare. Këtu nuk kam ardhur të qurravitem as të bëj viktimën, nëse do të më shash jepi”, i drejtohet Einxhel – Arjolës.

“Që ti të mendosh se unë prekem, nuk ka për të ndodhur kurrë që të them se përse prekem. Që ta kuptosh do të jesh tjetër lloj njeriu. E bëra se kam një njeri të sëmurë në shtëpi, normal që e bëra. Ti nuk e di dhe as nuk do ta dish se nuk kam ardhur këtu të qurravitem”, ka thënë më tej ajo.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Arjola në anën tjetër theksoi se nuk po bën viktimën dhe se nëse kanë një mendim të tillë të gjithë janë gabim.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nëse ju po mendoni se po bëj viktimën, që të gjithë e keni gabim, e keni super gabim. Unë jam e sinqertë, unë jam e qartë. Unë punoj, e zgjidhi problemin”, tha ajo.

Ish-aktorja e “O sa mirë” që nga fillimi ka bërë të ditur se ka hyrë në BBV për vetëm një qëllim, për fëmijët që t’ua sigurojë një shtëpi e jetë të mirë. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori