LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Reali duhet ta mposhtë Alcorcon për krenari

Kaka: Reali duhet ta mposhtë Alcorcon për krenari

Ylli i Real Madridit, Kaka, ka thënë se ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Alcorcon ende nuk ka përfunduar.

Në ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në Bernabeu, Reali duhet të përmbysë deficitin prej 4-0 nga ndeshja e parë për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm të Kupës, dhe Kaka beson se kjo mund të arrihet.

“Për krenari dhe historinë e Real Madridit ne duhet ta fitojmë këtë takim. Fitorja në derbi na ka dhënë shumë motiv për të bërë rikthim”, ka thënë Kaka./Telegrafi/