LAJMI I FUNDIT:

Kaka më i lumtur në Spanjë se në Itali

Kaka më i lumtur në Spanjë se në Itali

Ylli i Real Madridit, Leite Kaka, thotë se ai është shumë më i lumtur tash kur luan në Spanjë se sa në kohën kur luante në Itali me Milanin.

Kaka u largua nga Milani gjatë verës së kaluar për një shumë prej 63 milionë eurosh, pasi shkëlqeu për disa sezone gjatë të cilave fitoi edhe çmime prestigjioze përfshirë Topin e Artë dhe Lojtarin Më të Mirë të zgjedhur nga FIFA.

“Kënaqem më shumë këtu pasi është stili i lojës i cili është më i hapur, është një teknikë shumë më e pasur”, ka thënë Kaka.

“Loja italiane është më shumë taktike, më shumë studiuese, po ashtu edhe seancat stërvitore: në Milan përveç taktikave ne kemi bërë edhe disa ushtrime për fizikun dhe më pak gjimnastikë”.


“Këtu më shumë punojmë në teknikë, me top, më shumë goditje dhe më pak taktikë”, ka shtuar braziliani.

Kaka po ashtu ka thënë se atij nuk i ka pëlqyer kultura e sharjeve në futbollin italian, e cila në Spanjë është më e pakët./Telegraf/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori