LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Duhet të përmirësohem

Kaka: Duhet të përmirësohem

Përkundër formës së jashtëzakonshme të shfaqur në miqësoren ndaj Tanzanisë, Kaka nuk është ende i kënaqur me formën e tij, duke thënë se dëshiron të përmirësohet ende, në kohën kur Botërori po afrohet.

“Ndjehem shumë mirë sot (e hënë). Gjëja e vetme që më mbeti është që të shkoj edhe pak përpara. Mezi pres të rikthej kënaqësinë e të luajturit rregullisht. Natyrisht se do të përmirësohem gjatë garës, kjo është gjëja që më kënaq më së shumti”, theksoi Kaka për Globo pas ndeshjes.

Brazili dy ndeshjet e para do t’i ketë të vështira, pasi që përballet me Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë. /Telegrafi/