LAJMI I FUNDIT:

Kaka drejt Chelseat?

Kaka drejt Chelseat?

Sipas mediave italiane, menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka filluar bisedimet me Ricardo Kakan për mundësinë e transferimit të tij te Chelsea pas dështimit te Real Madridi.

Trajneri i Bluve ka raporte të jashtëzakonshme me superyllin brazilian dhe është shumë e besueshme që në një të ardhme të afërt të përjetojmë njërin prej transferimeve më të jashtëzakonshëm.

Ancelotti dëshiron të përfitojë nga situata jo e mirë e Kaka në Bernabeu. Real Madridi këtë sezon nuk është kualifikuar në fazat finale të Ligës së Kampionëve, e për më tepër Kaka ka rënë nga forma që pas transferimit në kryeqytetin spanjoll, dhe ky faktor mund të ndikojë me ribashkimin e brazilianit me njeriun që e ngriti në piedestal. /Telegrafi/