LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Do të luftojmë deri në fund

Kaka: Do të luftojmë deri në fund

Më në fund Kaka iu rikthye fushave të blerta dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të shënuar në fitoren prej 2-1 në La Romareda ndaj Zaragozas.

“Ne do të luftojmë deri në fund. Unë e di se ka spekulime që lëndimi im nuk ishte i vërtetë dhe mendonin se jam acaruar me Pellegrinin. Sidoqoftë, kjo do të dëshmohet në fushë. Unë kërkoj nga tifozët e Realit të mos dyshojnë për lëndimin”, ishte prononcimi i Kakas për Marca pas ndeshjes.

Kjo fitore ia lejon Realit ta shtojë presionin mbi Barcelonën para takimeve të vështira Blaugranëve, kundër Villarealit dhe Sevillas javën e fundit në transfertë. /Telegrafi/