Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Pas dekadave të vetëkënaqësisë, realiteti i ri po gdhin. Bota nuk po bëhet më e afërt, autokracitë nuk po kthehen drejt demokracisë dhe liberalizmit, ndërsa konkurrenca gjeopolitike po bëhet më e rrezikshme.
Vendet e Evropës përballen me kërcënime të shumta për sigurinë. Rusia vazhdon të zhvillojë luftën kundër Ukrainës, ndërsa në të ardhmen mund të sulmojë vendet e tjera. Kremlini, Pekini dhe të tjerët po punojnë për të minuar sigurinë dhe stabilitetin tonë edhe në shtëpi, duke vjedhur sekretet industriale dhe ushtarake, duke nisur sulmet kibernetike dhe duke e zbatuar të ashtuquajturën luftë hibride.
Irani – i cili një ditë do ta arrijë qëllimin për të siguruar armët bërthamore – përdor përfaqësuesit e vet për të sulmuar interesat perëndimore dhe për të minuar rrugët tregtare globale. Al-Kaida po rigrupohet nën talebanët në Afganistan.
Islamistët vazhdojnë të veprojnë lirshëm në të gjithë kontinentin, me terroristët që komplotojnë sulmet, me ekstremistët që përhapin ideologjinë dhe urrejtjen radikale dhe me organizatat e lidhura me diçka si Vëllazëria Myslimane – duke o pasur paratë publike dhe legjitimitetin e angazhimit te politikanët, organet publike dhe mediat. Midis miliona njerëzve që vijnë në Evropë nga Afrika e Veriut dhe nga Lindja e Mesme, ka radikalë dhe ekstremistë – disa prej të cilëve në mënyrë të pashmangshme do të sulmojnë dhe do të vrasin civilët.
Brenda dhe jashtë Evropës, forcat e mëdha duan të shkatërrojnë sigurinë, prosperitetin dhe mënyrën tonë të jetesës. Dhe, edhe tash, teksa vetëkënaqësia zbehet, gatishmëria jonë po dështon. Kriza e migracionit vazhdon. Islamizmi paqësohet, nuk po përballet. Dhe, me Kinën, interesat afatshkurtra tregtare anashkalojnë rreziqet afatgjata të sigurisë.
Edhe pse Donald Trumpi vë në dyshim të ardhmen e NATO-s dhe republikanët në Amerikë nuk e mbështesin Ukrainën – duke kërkuar që Evropa të paguajë më shumë për sigurinë e vet – debati për aftësitë evropiane të mbrojtjes ngjan me trullosjen nga një kohë tjetër. Kryeqytetet evropiane duken të pavëmendshme se fitorja e mundshme e Trumpit në zgjedhjet e ardhshme ka shumë gjasa të detyrojë Ukrainën të heq dorë nga territori dhe të pajtohet me Rusinë.
Disa republikanë madje spekulojnë se ai do të japë paralajmërimin nëntëdhjetëditor për qëllimin e tij për të prishur traktatin e NATO-s. Nëse kjo ndodhë, ka mundësi të jetë qëndrim karakteristik agresiv negociues për të detyruar evropianët që të rrisin kontributin e tyre në aleancë. Megjithatë, veprimi i tillë do të trimëronte Vladimir Putinin, do të shkatërronte besimin midis aleatëve dhe do t’i linte evropianët pa iluzionet se në të ardhmen mund të jenë të zotët e vetes.
Dhe, e vërteta është se ata fare mirë mund të mbesin të vetmuar. Ky duhet të jetë fakti më urgjent në politikën e çdo vendi në Evropë. Në vend të kësaj, debati, nëse ka të tillë, përqendrohet në vendet që arrijnë objektivin për të shpenzuar dy për qind të PBB-së për mbrojtje – objektiv për të cilin qeveritë e NATO-s u pajtuan 10 vjet më parë – dhe cili kandidat duhet të emërohet si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Mark Rutte, i preferuari i ri, është politikani i frikshëm i cili derisa ishte kryeministër holandez e trajtoi mirë Trumpin, por republikanëve nuk u duhet shumë kohë për të kuptuar se Holanda e pasur shpenzon vetëm 1.7 për qind të PBB-së për mbrojtje.
Është e vërtetë se po rriten shpenzimet e mbrojtjes në Evropë. Polonia, për shembull, arrin në 3.9 për qind të PBB-së. Vendet e tjera të kërcënuara nga Rusia – Estonia, Finlanda, Letonia dhe Lituania – ndjeshëm kanë rritur shpenzimet e veta. Por, Evropa në tërësi ende shpenzon nën dy për qind dhe vendet kryesore mbeten prapa. Gjermania ka marrë angazhime për shpenzimet e ardhshme, por vitin e kaluar shpenzoi vetëm 1.57 për qind të PBB-së për mbrojtje. Franca nuk po e arrin ende objektivin, dhe teksa Britania këtë e bën ajo ende shpenzon më pak se dikur.
Çështja nuk është më nëse Evropa mund të arrijë objektivin e saj prej dy për qind, por nëse vendet evropiane kanë aftësitë që u nevojiten për ta mbrojtur veten dhe interesat e veta – dhe cili nivel i shpenzimeve dhe cili lloj i shpenzimeve do ta ofrojë këtë.
Për shembull, Italia dhe Spanja shpenzojnë rreth 60 për qind të buxheteve të mbrojtjes për personel, ndërsa Amerika shpenzon rreth 28 për qind – më pak sesa shpenzon për pajisjet kryesore dhe për kërkimin dhe zhvillimin. Vitin e kaluar, vendet e NATO-s së bashku shpenzuan 1.26 trilion dollarë [1.18 trilion euro] për mbrojtje, por 860 miliardë dollarë [792 miliardë euro] prej tyre ishin shpenzime amerikane – vetëm 375 miliardë dollarë [345 miliardë euro] erdhën nga Evropa.
Realisht, nëse Evropa do të marrë përgjegjësinë për sigurinë e vet, vendet e saj duhet të shpenzojnë më shumë se tre për qind e PBB-së së tyre të kombinuar. Dhe, teksa të gjitha vendet e NATO-s tani e arrijnë objektivin për të shpenzuar 20 për qind të buxheteve të mbrojtjes për pajisje, duhet të investojnë edhe më shumë në kërkim dhe zhvillim, si dhe në teknologjitë ushtarake. Për ta bërë këtë dhe për të koordinuar aftësitë, duhet të arrihen marrëveshjet e reja.
Duke pasur parasysh ashpërsinë e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe bindjen se Evropa nuk do të jetë më në gjendje të përfitojë [nga Amerika] – pavarësisht identitetit të presidentit të ardhshëm – Britania duhet të marrë rol udhëheqës në mbledhjen e liderëve evropianë dhe të fillojë që tash me këtë punë.
Së bashku me Francën – fuqinë tjetër ushtarake kryesore të Evropës – dhe duke punuar me vendet kyçe si Gjermania dhe Polonia, qeveria duhet të thërrasë një samit të sigurisë shumë përpara zgjedhjeve në ShBA.
Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes – veçanërisht kur bëhet fjalë për teknologjinë, kërkimin dhe zhvillimin – mund jetë sukses tregtar dhe industrial, siç është përjetuar në Amerikë dhe në vendet si Izraeli dhe Estonia. Por, nuk ka kuptim të pretendosh se buxhetet më të mëdha të mbrojtjes nuk nënkuptojnë zgjedhje të vështira. Nëse arrijnë në tre për qind të PBB-së, shpenzimet për ndihmën ndërkombëtare – për shembull – shpejt do të duken si luks të cilën nuk mund ta përballojmë më.
Ky është realiteti i botës në të cilën jetojmë tani. Tetëmbëdhjetë për qind e territorit ukrainas është i pushtuar nga Rusia dhe 6.4 milionë ukrainas janë refugjatë. Dhe, teksa kjo fazë e luftës filloi dy vjet më parë, armiqësitë me të vërtetë filluan një dekadë më parë kur Putini e pushtoi Krimenë. Historia gjithmonë na ka mësuar se agresorët e shfrytëzojnë dobësinë dhe se paqja mund të fitohet vetëm përmes forcës. Pavarësisht nëse armiku është Rusia, Kina apo Irani, nëse kërcënimi është nga terroristët brenda apo ushtritë jashtë vendit, duhet të dëshmojmë se jemi më të fortë dhe më të vendosur se ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp