LAJMI I FUNDIT:

Ka bazë ligjore për shfrytëzimin e burimeve minerare

Ka bazë ligjore për shfrytëzimin e burimeve minerare

Në Kosovë ekziston një bazë moderne ligjore në mbështetje të shfrytëzimit racional të burimeve minerare për të siguruar të ardhura maksimale të mundshme për popullin e Kosovës, por njëherësh edhe për të mundësuar arritjen e fitimeve të mira dhe të pritura nga investitorët privat, u tha të hënën në Prishtinë.

Ky konkluzion u tha në tryezën me temë “Avancimi i përfitimeve për Kosovën nga shfrytëzimi i burimeve minerale”, organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Po ashtu u tha se programi i Qeverisë dhe Strategjitë për sektorin e energjisë dhe minierave parashohin qartë politikat që duhet të zbatohen për të maksimizuar profitet nga burimet minerale në Buxhetin e Kosovës.

“Kohët e fundit KPMM-ja e mbështetur nga MEF ka ndërmarrë hapin e parë pozitiv në këtë drejtim, duke miratuar tantiemat e reja për burimet minerale dhe duke i lidhur me ato me vlerat në tregjet e hapura”, thuhet në konkluzionet e këtij takimi. /Telegrafi/