LAJMI I FUNDIT:

Juventusi shpreson në zbardhje të Calciopolit

Juventusi shpreson në zbardhje të Calciopolit

Skuadra e Juventusit ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare ku thuhet se klubi nga Torino shpreson që më në fund të zbardhen fajtorët e vërtetë, pas pohimeve të fundit se do të fillojë një gjyq i ri, që akuzon Interin e Massimo Morattit.

Avokati i Luciano Moggit është njeriu që ka insistuar në rihapjen gjyqit pas dëshmive të reja për audio regjistrimet e bëra të zyrtarëve të Interit me gjyqtarët, me në lidhje Telecom Italia.

“Me kujdes të plotë në lidhje me aktivitetet dhe proceset e reja, Juventusi me kujdes do të hetojë të gjitha dëshmitë me kujdes të plotë nëse gjyqi rihapet në Napoli. Juventusi është i sigurt se institucionet e drejtësisë do të sigurojnë trajtim të barabartë, ashtu siç dëshiruam ne në vitin 2006”.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme se çfarë do të ndodhw me Calciopolin. Një gjë është e sigurt, së shpejti do të dihen fajtorët e vërtetë të skandalit që shkatërroi Serien A. /Telegrafi/