LAJMI I FUNDIT:

Juventusi rikthen interesimin për Drenthe

Juventusi rikthen interesimin për Drenthe

Sipas mediave në Itali, ekipi i Juventusit e ka ringjallur interesimin për shërbimet e Roysthon Drenthe.

Holandezi ishte cak i Juventusit në kohën e Claudio Ranierit, por Zonja e Vjetër nuk mundi të arrijë marrëveshje me Real Madridin. Tuttosport thotë se biankonerët tash e kanë ringjallur interesimin dhe se do të përpiqen ta angazhojnë Drenthen pas fundit të sezonit.

Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si anësor, nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini fiton shumë pak rast dhe kiliani ka më shumë besim te Arbeloa dhe Marcelo.

Tuttosport shton se klubi mbretëror është i gatshëm ta shesë holandezin për 7 milionë euro, edhe pse më herët për shërbimet e tij Reali kërkonte 12 milionë euro. Besohet se çmimi i ri i përgjigjet edhe Juventusit që është në kërkim të një lojtari të ri të anës së majtë./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori