LAJMI I FUNDIT:

Juventusi konfirmon dy raste me COVID-19, i gjithë ekipi futet në izolim

Juventusi konfirmon dy raste me COVID-19, i gjithë ekipi futet në izolim

Juventusi ka njoftuar se skuadra e tyre ka shkuar në izolim pasi dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID-19.

Lajmi nga Juve vjen përpara ndeshjes së nesërme në Serie A me Napolin, i cili ka dy lojtarë, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas si dhe një anëtar të stafit të infektuar me coronavirus.

“Juventusi njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, dy anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me Covid 19”.


Maqedonia e Veriut me një mungesë të madhe ndaj Kosovës, Napoli konfirmon infektimin e Elif Elmas me coronavirus
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut me një mungesë të madhe ndaj Kosovës, Napoli konfirmon infektimin e Elif Elmas me coronavirus

“Këta nuk janë as lojtarë dhe as anëtarë të stafit teknik ose mjekësor, megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe protokollin, i gjithë ekipi, që nga ky moment, ka shkuar në izolim”.

“Kjo procedurë do të lejojë të gjithë anëtarët që kanë rezultuar negativë ndaj kontrolleve për të kryer trajnime të rregullta dhe aktivitete ndeshjesh, por nuk do të lejohen kontakte me jashtë grupit”.

“Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Atalanta gjithashtu njoftoi se ata kishin një rast me COVID-19 sot, por shpërthimi më i keq deri tani është në Genoa, i cili ka 17 lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori