LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëbon Camoranesin

Juventusi dëbon Camoranesin

Agjenti i mesfushorit Mauro Camoranesi ka zbuluar se Juventusi më nuk do të llogaritë në shërbimet e klientit të tij.

Në takimin e mbrëmshëm në Torino, drejtuesit e Juventusit kanë porositur agjentin e tij të kërkojë një klub të ri për lojtarin e kombëtares italiane, pasi ata nuk dëshirojnë ta ketë atë në radhët e veta.

“Mauro më nuk është pjesë e planeve të Juventusit. Kam marrë porosi nga drejtorët për të gjetur një ekip të ri për të”, ka thënë agjenti.

Camoranesi, i cili ka edh enjë vit marrëveshje me Juven, tashmë një kohë të gjatë është cak i disa klubeve franceze, mes të cilave edhe Marseille që drejtohet nga ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps. /Telegrafi/