LAJMI I FUNDIT:

Juve dhe Viola ndajnë pikët

Juve dhe Viola ndajnë pikët

Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së tetë në Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas, ka përfunduar me rezultat të barabartë.

Takimi zhvilluar të shtunën bram në Olimpico të Torinos, ndërmjet Bianconerëve dhe Violas, ka përfunduar me rezultat 1-1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, kur Juan Manuel Vargas pranoi një top të Jovetic për ta mposhtur portierin Buffon (5’).

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë (18’), dhe Amauri barazoi rezultatin duke shfrytëzuar një asistim të Iaquintas.


Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, ashtu që të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë. /Telegrafi/