LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho trajner i Realit

Jose Mourinho trajner i Realit

Faqet zyrtare të Interit dhe Real Madridit kanë konfirmuar se presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, ka zgjidhur çështjen për shfuqizimin e kontratës së Jose Mouronhos tek Interi.

Bisedimet kishin ngecur kur presidenti zikaltër, Massimo Moratti, kishte kërkuar 16 milionë euro për ta liruar portugezin nga trekampioni Inter, mirëpo duket se Perez ka arritur ta përgjysmojë këtë shumë, ashtu që Mourinhos t’i lejohet që të nënshkruajë për Realin për katër sezonet e ardhshme.

Mourinho do të prezantohet si trajner i Real Madridit, të hënën në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/