LAJMI I FUNDIT:

Jolla përgatit modelin e parë të telefonit me Sailfish OS,

Jolla përgatit modelin e parë të telefonit me Sailfish OS,

Kompania e famshme finlandeze, Jolla së fundmi ka lëshuar një lajm të rëndësishëm në tregun lokal: çmimet dhe karakteristikat e modelit të parë të telefonit i cili bazohet në sistemin operativ Sailfish.

Sipas raporteve të fundit, telefoni do të quhet “The Other Half”, mirëpo ende nuk dihet nëse ky është vetëm një emërtim i brendshëm i pajisjes.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Jolla e ka prezantuar modelin e ri të telefonit, i cili shihet me mbështjellësin plastik, i cili vjen në disa ngjyra të ndryshme.

Karakteristikat tjera të këtij telefoni përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, procesorin dual-core, portin për mikro SD kartelë e cila mund të zgjerojë hapësirën edhe për 16GB shtesë.


Spekulimet e fundit për telefonin e bazuar në Sailfish thonë se i njëjti do të jetë i adaptueshëm edhe për sistemin operativ Android dhe aplikacionet mobile të cilat i ofron platforma e Google. Çmimi i këtij modeli pritet të jetë 399 euro. / Telegrafi /