LAJMI I FUNDIT:

Jetësimi i Ligës Unike, më i rëndësishëm sesa rezultati për basketbollistët e Rahovecit dhe Pejës

Jetësimi i Ligës Unike, më i rëndësishëm sesa rezultati për basketbollistët e Rahovecit dhe Pejës
(Foto: ligaunike.com/KB Peja)

Rahoveci-Peja është gjysmëfinalja e parë në Ligën Unike. Vreshtarët kaluan në gjysmëfinale pa lojë, pas tërheqjes së Teutës, kurse Peja kishte mundur Vllazninë në çerekfinale.

Të dyja skuadrat e duan trofeun e Ligës Unike, pasi ky është edicioni i parë dhe historik.

Basketbollisti i Rahovecit, Alban Veseli është shprehur se rëndësi ka jetësimi i kësaj lige.


“Mendoj se më shumë sesa rezultatet ekipore, rëndësi ka jetësimi i kësaj lige. I përshëndes të dy federatat (Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë) për finalizimin e këtij projekti madhështor”.

“Sa i përket ndeshjes ndaj Pejës, do të jetë e paparashikueshme, duke marrë parasysh kualitetin e të dy skuadrave”, ka thënë Alban Veseli për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Edhe për Dardan Berishën, kjo ligë është historike. “Sigurisht se e përkrahim Ligën ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Kjo është një ëndërr e realizuar për shumë shqiptarë. Besoj se kjo Ligë është shumë interesante dhe me interes për publikun mbarëshqiptar”, theksoi Berisha.

Ndeshja Rahoveci-Peja do të zhvillohet më 13 prill nga ora 16:00 në Durrës.

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori