LAJMI I FUNDIT:

Jenson Button kampion i ri i Formula 1

Jenson Button kampion i ri i Formula 1

Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, ka fituar kampionatin e Formula 1, pasi ka përfunduar i pesti në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit, që u fitua nga Mark Webber.

Robert Kubica me BMW dhe ngasë si McLarenit, Lewis Hamilton, po ashtu u ngjitën në podium, me këtë të fundit që filloi garën nga pozita e 18-të.

Rezultati po ashtu i solli titullin e konstruktorëve ekipit të Brawn GP, që bëhet skuteria e parë që e cila fiton titull në sezonin e parë të plotë.

Rivali tjetër për titull, ngasësi tjetër i Brawn GP, Rubens Barrichello, pësoi një goditje kur disa xhiro para fundit humbi pozitën e tretë, duke përfunduar në pozitën e tetë, edhe pse filloi garën nga pol-pozicioni.


Button, i cili filloi nga pozita e 14-të pas një gare të dobët në kualifikimet e të shtunës, arriti të përfundojë i pesti garën, duke siguruar titullin kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të sezonit./Telegrafi/