LAJMI I FUNDIT:

Jashari nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së: Kam kërkuar që pensioni i veteranit të jetë 500 euro

Jashari nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së: Kam kërkuar që pensioni i veteranit të jetë 500 euro

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se respektojnë qëndrimet e shprehura mbrëmë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në raport me veteranët dhe kryeministrin Albin Kurti.

Mbrëmë në “Debat Plus” kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me pensionet e veteranëve.

Jashari në RTV Dukagjini thotë se respektojnë Ramush Haradinajn për sakrificën e tij dhe të familjes në luftë.


“Mendoj se kjo është një qasje e gabuar e kryeministrit Kurti. Qeveria është e obliguar të zbatojë ligjet e Kuvendit për veteranët. Albin Kurti duhet të lexojë dhe zbatojë ligjin”, tha Jashari, përcjell Telegrafi.

“Sa i përket benificioneve të veteranëve, ligji e thotë qartë se ato nuk mund të jenë nën pagën minimale pavarësisht implikimeve buxhetore. Ndërsa për invalidët dhe familjet e dëshmorëve, benificioni i këtyre kategorive është 220% mbi pagën minimale”.

Jashari thotë se veteranët nuk kanë frikë nga procesi i verifikimit.

“Sa i përket listës së veteranëve, askush nuk është duke iu frikësuar verifikimit. Mendoj se qasje e Kurtit është e gabuar. Ai po mundohet t’i zhvendos premtimet që ka dhënë, duke u marrë me një kategori pa të cilën ata nuk do të ishin ulur në karriget ku janë sot”.

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Do më kesh në rrugë bashkë me veteranët, nuk të falim nëse nuk rriten pagat
Lexo po ashtu Haradinaj paralajmëron Kurtin: Do më kesh në rrugë bashkë me veteranët, nuk të falim nëse nuk rriten pagat

Ai thotë se veteranët duhet të përfitojnë benificione në vlerë 500 euro për të bërë jetë të dinjitetshme.

“Ne kemi kërkuar të ngrihen benificionet për kategoritë e lirisë, në theks të veçantë për veteranët pasi benificioni prej 170 euro nuk mund të quhet as asistencë sociale. Unë në veçanti kam kërkuar që benificioni për veteranin e UÇK-së të jetë në vlerë prej 500 euro në mënyrë që të bëjnë një jetë të dinjitetshme ashtu siç ishte e dinjitetshme edhe lufta e UÇK-së”.

Ndryshe, mbrëmë Haradinaj e kishte kërcënuar Kurtin me protesta nëse nuk përfshihen veteranët në rritjen e pagës minimale.

“Kurti nuk mund të fshihet më. Nuk ka qare pa e rrit pagën minimale. Nuk ka qare pa i përfshirë edhe veteranët e kategoritë e lirisë në të njëjtat kritere. Unë po ja jap sot një paralajmërim Kurtit: Po i ofendove veteranët, do më kesh me ta në rrugë. Dhe nuk të falim pasi je duke bërë shaka. Unë do të jem i pari në rrugë”, kishte deklaruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori