LAJMI I FUNDIT:

Japonia shënon rritje ekonomike

Japonia shënon rritje ekonomike

Ekonomia e Japonisë ka shënuar suksese të mira në tremujorin e tretë të këtij viti. Qeveria në Tokio kumtoi se prej qershorit deri në shtator prodhimi i brendshëm bruto në Japoni është rritur për 0.9 për qind.

Në nivelin vjetor niveli i rritjes ekonomike në këtë vend është 3.9 për qind.

Njëkohësisht qeveria paralajmëroi nga rreziqet që po shtohen për ekonominë e këtij vendi, siç janë deflacioni dhe rritja e kursit të monedhës jen. /Telegrafi/