LAJMI I FUNDIT:

Japonia i jep Kosovës rreth pesë milionë euro për mbeturinat

Japonia i jep Kosovës rreth pesë milionë euro për mbeturinat

Qeveria japoneze ka aprovuar një grant ndihmë në shumë prej 4.83 milionë euro për “Projektin “Përmirësimi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta në Republikën e Kosovës”.

Memorandumi u nënshkrua të mërkurën ndërmjet Shigeo Iwatani, Ambasador i Japonisë në Republikën e Kosovës, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , Dardan Gashi si dhe ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Marrëveshja e nënshkruar, parasheh që Agjencioni Ndërkombëtar Japonez për Bashkëpunim të implementoj projektin që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të hedhjes së mbeturinave publike në Prishtinë dhe Prizren si dhe disa komuna që e kufizojnë Prizrenin duke pajisur kompanitë relevante komunale me rreth 40 kamion kompaktor të ri në total.

Një kompani në Prishtinë do të merr 10 dhe tjetra në Prizren rreth 30 kamion. Projekti po ashtu përfshinë pjesët e nevojshme rezervë.


Pas nënshkrimit të marrëveshjet ministrat Gashi dhe Hoxhaj, pasi shprehën keqardhjen e tyre për fatkesësinë natyrore që ka goditur ditëve të fundit Japoninë, falënderuan Qeverinë Japoneze për ndihmën e dhënë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka ofruar edhe në fushat tjera. /Telegrafi/