LAJMI I FUNDIT:

Japoni: Fillon samiti i APEC-ut

Japoni: Fillon samiti i APEC-ut

Kryetarët dhe kryeministrat e 21 vendeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit, APEC janë mbledhur në Japoni në samitin e sivjetshëm.

Në takimin dyditor që zhvillon punimet në qytetin bregdetar Yokohama, temë qendrore do të jetë kryesisht integrimi i mëtejshëm ekonomik i rajonit.

Në samit marrin pjesë edhe presidenti amerikan, Barack Obama, presidenti kinez, Hu Jintao dhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medwedew. /Telegrafi/