LAJMI I FUNDIT:

Jakimovski për Mickoskin: Shpesh gënjen, kërkon zgjedhje në paketë sepse e di se do të humbasë zgjedhjet presidenciale

Jakimovski për Mickoskin: Shpesh gënjen, kërkon zgjedhje në paketë sepse e di se do të humbasë zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-it, Stevçe Jakimovski, beson se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, me vetëdije po kërkon zgjedhje paralele, sepse, siç thotë ai, e din se do t’i humbë zgjedhjet presidenciale dhe do të jetë në rrezik serioz për të humbur edhe ato parlamentare.

“Tani i gjori është i trembur sepse fillimisht janë presidencialet, pastaj ato parlamentare. Pastaj do të jetë në rrezik serioz, dhe për këtë arsye kërkon që ato të jenë në një paketë. Ai bën gjithçka për të ardhur në pushtet. Mendoj se përfaqësuesit e pushtetit nuk do t’ia mundësojnë”, tha Jakimovski mbrëmë në emisionin “Click Plus”, përcjell Telegrafi.

Lidhur me qëndrimin e Mickoskit se 100 deri në 150 mijë diferencë në raundin e parë do të fitojë kandidati i OBRM-PDUKM-së ndaj atij të LSDM-së dhe BDI-së, Jakimovski pyet: “Cila është ajo parti që teston 20 veta”.


“Një parti nuk mund të ketë 20 kandidatë dhe ai thotë se është i sigurt. A nuk është qesharake për një parti?”, theksoi Jakimovski.

Kryetari shpjegoi edhe se cili është, sipas tij, dallimi mes Mickoskit dhe ish-kryeministrit dhe ish-liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

“Gruevski është dekoruar me ndershmëri në komunikim, ndërsa Mickoski është dekoruar me pasinqeritet, ai shpesh di të gënjejë, di të manipulojë, gjë që nuk ishte karakteristikë e Gruevskit”, tha Jakimovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori