LAJMI I FUNDIT:

Jaka: Taksat e ulëta, siguri për biznesin

Jaka: Taksat e ulëta, siguri për biznesin

Reforma në fushën fiskale dhe taksat e ulëta janë një siguri për zhvillimin e biznesit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha se qëndrimi i Kryeministrit ndaj rekomandimeve të FMN-së për rritjen e taksave, është një mbështetje për komunitetin e biznesit.

Ndërsa, lidhur me deklaratën e Guvernatorit të për rritje të investimeve nga ana e biznesit për të gjallëruar ekonominë, zoti Jaka thotë, se Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë duhet të hartojnë një draft në ndihmë të biznesit për kreditë me probleme.

Ministria e Financave bën të ditur se, një grup ekspertësh po punon për ndryshimet në paketën fiskale, kryesisht në ligjin për akcizën dhe taksat për shitjen e automjeteve. Kjo paketë, pritet të kalojë në Kuvend bashkë me ligjin e buxhetit të rishikuar, këtë muaj./Telegrafi/