LAJMI I FUNDIT:

Ja si ndihmon iPhone 5S në punët e përditshme (Video)

Ja si ndihmon iPhone 5S në punët e përditshme (Video)

Vetëm disa muaj na ndajnë nga lansimi i ri i produktit të iPhone, por kjo nuk po e ndalon kompaninë Appple të promovoj produktin e tanishëm.

E titulluar thjeshtë ‘Dreams’ kjo tregon se si ky telefon i zgjuar, ndihmon njerëzit në punën e tyre të përditshme.

Prej meteorologëve, zjarrfikësve, pilotit, argjendarit dhe piktorit të gjithë këta protagonist në reklamë, shihen duke u ndihmuar nga aplikacionet e iPhone që të kryejnë punët e tyre.

Është një veterinere e cila vendos telefonin e zgjuar në trupin e kalit dhe i bënë atij matjet EKG.


Mjekja e përdor aplikacionin për të përkthyer, kurse një hulumtues i ambientit ndihmohet nga iPhone që të masë nivelin e pH në ujë.

Ndryshe, është thënë se iPhone 6 do të lansohet në fillim të shtatorit, mirëpo tani po thuhet se kjo do të ndodhë në fund të muajit tetor./Telegrafi/