LAJMI I FUNDIT:

Italia fiton turneun e bamirësisë “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku” për nder të viktimave të tërmetit në Shqipëri

Italia fiton turneun e bamirësisë “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku” për nder të viktimave të tërmetit në Shqipëri

Në stadiumin e ri shqiptar “Air Albania” është zhvilluar turneu i bamirësisë “Të luajmë dhe Rindërtojmë së Bashku”, mes “yjeve” të viteve 2000 të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, që përfundoi me fitoren e Azzurrëve.

Ndeshja e parë e programuar ishte ajo në mes të yjeve të Shqipërisë dhe Italisë, e cila përfundoi me fitoren e miqve në penallti.

Goli i parë erdhi në minutën e 10-të me anë të Mauro Esposito, ndërsa Shqipëria arriti të barazonte vetëm në kohën shtesë me Erjon Bogdanin.


Në goditjen e penalltive u kualifikua Italia, që i realizoi të tri goditjet, ndërsa për kuqezinjtë gaboi Klodian Duro, teksa shënuan Ervin Skela dhe Aliaj.

Për Shqipërinë u paraqiten yje të njohura si Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli dhe Tare, ndërsa trajner ishte Ilir Shulku.

Te Italia luajtën Chimenti, Zaccardo, Toneto, Colonesse, Marcolini, Tomassi, Esposito, Perotta, Paganini, Di Biago, Carbone, me trajner Gianni De Biasi.

Ndeshja tjetër në mes të Greqisë dhe Turqisë, ekipi grek mposhti me rezultat minimal turqit, me gol të Karagunis me 11-metërsh.

Finalja e madhe në mes të Italisë dhe Greqisë përfundoi me fitoren e Azzurrëve të De Biasit, falë një autogoli të ekipit helen.

Kështu, trofeun e turneut “Të luajmë dhe rindërtojmë së bashku” e fiton Italia. Por, përtej emrit të fituesit të turneut duhet theksuar se ky organizim bindi, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme nga shitja e rreth 7200 biletave, që do të shkojnë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori